29 Mars 2024

Qeveria ndanë 30 milionë euro për Ringjalljen Ekonomike

Prishtinë, 11 gusht - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati sot në Mbledhjen e 24-të të Qeverisë ka propozuar ndarjen 30 milionë euro për implementimin e katër masave nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. Masat në fjalë janë masa 2.2 Mbështetja bizneseve për qasje në financa; masa 3.2 Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale; masa 4.3 Mbështetja e Kulturës dhe Sportit; dhe masa 4.5 Mbështetja e mërgatës.

Përmes masës 2.2, Mbështetja e bizneseve për qasje në financa, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve synon ringjalljen e ekonomisë dhe prodhimit, përkatësisht mbështjetjen e bizneseve përmes subvencionimit të tarifave të garancisë, rrjedhimisht ofrimit të mundësive për qasje më të lehtë në financim. Kështu, në përpjekje të rindërtimit të ekonomisë përmes sektorit privat, MFPT me 3 milionë euro subvencion tarifat e garancisë për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, gjë që çliron potencial edhe për 86 milionë euro kredi të garantuara.

Përmes masës 3.2, Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale, Qeveria ndau 17 milionë euro për përfituesit e skemave sociale dhe pensionale. Me anë të kësaj mase MFPT synon rritjen e mirëqenies sociale dhe krijimin e një shoqërie të barabartë duke mbështetur familjet që pranojnë asistencë sociale me 30% mbi nivelin e rregullt dhe duke paguar shtesat për pensionistë, ashtu që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro. Këto shtesa do të aplikohen deri në fund të këtij vitit fiskal. 

Poashtu, përmes masës 4.3, Mbështetja e Kulturës dhe Sportit, Qeveria ndau 5 milionë euro për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Këto mjete do të investohen në sportet e gjera, në mbrojten e trashëgimisë kulturore dhe përkrahjen e kulturës e rinisë. Ky investim do të bëhet me qëllim që t’i japim vendit gjallëri duke organizuar dhe mbështetur ngjarje e projekte kulturore dhe sportive.

Së fundmi, përmes masës 4.5, Mbështetja e mërgatës, Qeveria ndau 5 milionë euro për mbulimin e kostos së reduktuar të policës kufitare për të gjithë mërgimtarët që hyjnë fizikisht në Kosovë përmes pikave kufitare deri në fund të këtij viti fiskal. Gjithashtu, vlen të theksohet se polica kufitare e subvencionuar nga Qeveria ka vlefshmeri 1 muaj.

Deri më tani, MFPT ka marrë vendime për operacionalizim dhe ndarjen e mjeteve financiare për një sërë masash nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. Së shpejti, MFPT do të vazhdojë me shpalojen e kritereve për operacionalizimin e masave të tjera të Pakos.

Për informata më të detajuara rreth Pakos së Ringjalljes Ekonomike, ju lutem referohuni tek vegëza në vijim: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/D3A6FA8F-6A6A-42AA-A090-52062568DC47.pdf

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)