17 Janar 2022

Qeveria miraton vendimin për rritjen e pensioneve

Prishtinë, 12 janar - Me kërkesë së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve sot në Mbledhjen e 54-të të Qeverisë është miratuar vendimi për rritjen e shumës së skemave pensionale për katër kategori, ashtu që asnjë pension të mos jetë nën vlerën prej 100 euro. 

Kategoritë përfituese nga ky vendim janë pensionet bazike që kishin vlerë prej 90 euro, pensionet e aftësive të kufizuara që kishin vlerë prej 75 euro, pensionet familjare që kishin vlerë prej 90 euro, si dhe pensionet invalidore të punës që kishin vlerë prej 90 euro. 

Si rezultat i ketij vendimi, rreth 175 mijë pensionmarrës nga kategoritë e mësiperme do të përfitojnë nga rritja në pensione. 

Ky vendim paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave nga Programi Qeverisës 2021-2025, veçanërisht për ngritjen e mirëqenies sociale në vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 janar 2022

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale dhe projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën më temë “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  do të shënojë Janarin e Përflakur më çrast do të mbahet tribunë e hapur në të cilën do të ketë dy ligjërata "Flakadanët e lirisë" dhe Jusuf Gërvalla - Atdhetari dhe krijuesi. (Amfiteatrin i Universiteti të Gjilanit, ora 11:00)  

- Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media lidhur me projektligjin për inspektime të propozuar nga Qeveria e Kosovës. (Zyra e PSD-së, në rrugën Bajram Kelmendi, ora 13:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' mbahet akademie e Flakës 2022. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

 

- Në 40 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, shkëlqesia e Tij, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, organizon Akademinë Përkujtimore në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 17:00)

- Hapet ekspozita kolektive e artit pamor. (Galeria e qytetit të Gjilanit, ora 19:00)