28 Mars 2024

Publikohet Repertori Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë

Prishtinë, 29 tetor -  Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, për tremujorin e tretë (TM3) 2021.

Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2021 gjithsej janë regjistruar 2 479 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2021) ka një rënie për (-11.8%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2020) ka rënie për (-4.4%) të ndërmarrjeve të regjistruara. 

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 625 ndërmarrje të regjistruara (25.21%); Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 295 ndërmarrje të regjistruara (11.9%); Prodhim me 249 ndërmarrje të regjistruara (10.04%); Aktivitete të shërbimeve të tjera me 222 ndërmarrje të regjistruara (8.96%); Ndërtimtari me 206 ndërmarrje të regjistruara (8.31%), etj.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar ishin gjithsej 2 401 ndërmarrje të regjistruara, në këtë tremujor (96.8%); me 5 deri 9 të punësuar ishin 53 sosh (2.1%); me 10 deri në 19 të punësuar ishin 20 ndërmarrje të regjistruara (0.8%); me 20 deri 249 të punësuar ishin 3 ndërmarrje të regjistruara (0.1%); ndërsa, në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, ishin dy (2) ndërmarrje të regjistruara.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 759 ndërmarrje të regjistruara (30.6%); Prizreni me 190 ndërmarrje të regjistruara (7.6%); Ferizaj me 188 ndërmarrje të regjistruara (7.5%); Fushë Kosova me 140 ndërmarrje të regjistruara (5.6%); Peja 134 ndërmarrje të regjistruara (5.4%); Gjilani me 124 ndërmarrje të regjistruara (5%); Gjakova me 114 ndërmarrje të regjistruara (4.6%); ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)