28 Mars 2024

Promovohet raporti për vlerësimin e rrezikut nga shpërlarja e parave

Prishtinë, 10 qershor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes Projektit për Mbështetje të Përpjekjeve Kundër Korrupsion në Kosovë, (SAEK III), si dhe në partneritet me Njësitin e Inteligjences Financiare të Kosovës, sot ka organizuar promovimin e raportit të ri për Vlerësimin e Rrezikut nga Shpërlarja e Parave dhe Financimi i Terrorizmit.

“Hapi i parë për të trajtuar në mënyrë efektive problemin e shpërlarjes së parave është të kuptohen rreziqet me të cilat përballen sektoret si patundshmëritë, ndërtimtaria, sektori bankar dhe kriptovalutat.''

''Fatmirësisht, tani mund të themi se Kosova ka tashmë një vlerësim të saktë të këtyre rreziqeve, të mangësive në sektoret financiarë dhe jo-financiarë, si dhe një vlerësim të saktë të kërcënimeve të kriminelëve të cilën përpiqen të keqpërdorin kanale legjitime për të fshehur asetet e tyre të paligjshme”, tha Maria Suokko, Përfaqësuesja e Përhershme e UNPD-së, në porosinë e saj.

Zëvendës Drejtori i Njësitit të Inteligjencës Financiare të Kosovës, Behar Xhema theksoi: “Vlerësimi Kombëtar i Rrezikut është një vegël e rëndësishme që do të ndihmojë në përqëndrimin e përpjekjeve kundër shpërlarjes së parave, edhe brenda sektorit publik por edhe atij privat.'

''Tani zyrtarët për pajtueshmëri rregullative kundër shpërlarjes së parave brenda sektorit privat do të jenë më mirë të informuar për rreziqet e konsumatorit, derisa sektori public do të përqëndrojë përpjekjet dhe burime në masat e përcatkaura për të adrsesuar kërcënimet e identifikuara me të cilat përballemi në Kosovë.”

Ngjarja ka për qëllim të prezentoj të gjeturat e raportit të parë të Vlerësimit të Rrezikut nga Shpërlarja e Parave dhe Financimi i Terorizmit, të miratuar nga Qeveria në dhjetor të vitit 2020, para zyrtarëve për zbatimin e ligjit nga prokuroria, policia, administratat tatimore dhe e doganave, si dhe nga zyrtarët e sektorit privat.

Përfaqësuesit nga Njësitet e Inteligjencës Financiare nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Turqia kanë paraqitur komentet e tyre në këtë vlerësim poashtu.

Vlerësimi i Rrezikut poashtu analizon pikat e ndjeshme në luftimin e shpërlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit brenda gjashtëmbëdhjetë llojeve të bizneseve financiare dhe komerciale, si dhe, përcakton nivelin e kërcënimit për secilin prej tyre, sipas shtatëmbëdhjete llojeve të veprave penale.

Bazuar në këto të gjetura, Njësiti për Inteligjencë Financiare, me mbështetjen e UNDP-së, po zhvillon tani një Plan Veprimi për të paraqitur masat të cilat do të përmirësojnë edhe më tutje rezultatet në luftën kundër shpërlarjes së parave dhe financimin e terrorizimit.

Hartimi i Vlerësimit të Rrezikut nga Shpërlarja e Parave dhe ky promovim mbështeten nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë si dhe nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), përmes Ambasadës Suedeze në Prishtinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)