28 Mars 2024

Projektet e Grantit të Performancës Komunale do t’i nënshtrohen auditimit

Prishtinë, 16 nëntor - Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin me temën “Projektet e financuara nga Grantet e Perfomancës Komunale (GPK)”.

Fokus kryesor i këtij auditimi është vlerësimi i mënyrës së financimit të grantit dhe mënyra e menaxhimit të projekteve të financuara nga ky grant.

Auditimi do të analizoj edhe gjithëpërfshirjen e qytetarëve në këto procese investive, me theks grupet e margjinalizuara.

Mjetet e planifikuara për GPK për vitet 2018 – 2021 ishin rreth 14 milionë euro dhe janë financuar rreth 190 projekte në komunat e Republikës së Kosovës.

Në vitin 2021 nga 38 komuna të  Kosovës, 21 prej tyre i kanë përmbushur kushtet minimale për t’u kualifikuar dhe për të përfituar nga ky grant. Shuma e përgjithshme e disponueshme për vitin 2021 ishte rreth 4.35 milionë euro.

Menaxhimi i projekteve të financuara nga ky grant duhet të jetë në pajtim me legjislacionin vendor, me parimet e ekonomisë, efikasitetit dhe trajtimit të barabartë, si dhe të sigurojë se projektet në të cilat investojnë komunat ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Përmes këtij auditimi ZKA-ja synon të vlerësojë funksionimin e sistemit të Grantit të Performancës Komunale përgjatë viteve 2018-2021. Po ashtu, do të vlerësojë nëse menaxhimi dhe efektiviteti i projekteve të financuara nga Donatorët  për vitin fiskal 2021 është bërë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe ka arritur rezultatet e synuara.

Fushëveprimi i këtij auditimi shtrihet në analizimin e funksionimit të sistemit të shpërndarjes së granteve përgjatë viteve 2018-2021 nga Donatorët dhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pastaj auditimi i gjashtë projekteve në komunat (Drenas, Lipjan, Vushtrri dhe Skenderaj), arsyet e mos shpenzimit të fondeve nga ky grant në komunat (Mitrovicë e Jugut, Leposaviq dhe Shtërpcë), ndërsa në komunat Peje dhe Prizren do të vlerësohet kthimi i fondeve.

Ky auditim synon të ofrojë rekomandime relevante me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të projekteve kapitale të Grantit të Performancës Komunale si dhe përfshirjes sa më të madhe të qytetarëve.

Auditimi “Projektet e financuara nga Grantet e Perfomancës Komunale (GPK) është kërkesë nga HSIK/DEMOS si përfaqësuese e qeverisë zvicerane, e cila ka lidhur kontratë me Zyrën Kombëtare të Auditimit.

Me auditimin e këtyre projekteve ZKA-ja synon të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme për donatorin dhe qytetarët se si po shpenzohen këto mjete.

Po ashtu, me këtë auditim ZKA synon të rris llogaridhënien dhe transparencën në shpenzimin e këtyre fondeve.

 Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Shteti i Norvegjisë
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)