28 Mars 2024

Prezantohet raporti i zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Prishtinë, 27 korrik - Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencën për medie lidhur me përmbylljen e projektit “Barometri i Rimëkëmbjes - për transparencë dhe llogaridhënie” dhe prezantimin e raportit përfundimtar të zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike - Covid-19.

Konferenca do të mbahet nga Dardan Abazi, Drejtor i Programit në INDEP, dhe si znj. Kaltrina Rexha, Koordinatore e Projektit. INDEP-i përmes kësaj konference do të paraqesë rezultatin e monitorimit të deritanishëm të zbatimit të masave të parapara me këtë ligj.

Gjithashtu, INDEP do të prezantojë më në detaje punën prapa 10 Buletineve të publikuara si rezultat i monitorimit të zbatimit të këtij ligji, do të publikojë gjithashtu raportin me emër: "Pasqyrë e zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe mësimet e nxjerra".

Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Baromentri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie”,  mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe implemetuar nga Instituti per Politika Zhvillimore (INDEP).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)