08 Maj 2024

Prezantohen gjetjet e monitorimit të prokurimit publik në komuna

Prishtinë, 8 tetor - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Iniciativa për Progres (INPO), ju ftonë në takimin përmbyllës për projektin: Kërkesa për Komuna Transparente dhe Llogaridhënëse: Monitorimi i prokurimit publik dhe fuqizimi i qytetarëve për të sjellë ndryshime pozitive, i cili projekt është realizuar me mbështetje nga USAID përmes projektit për Komuna Transparente, Llogaridhënëse dhe Efektive.

Ky projekt ka pasur për synim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në komunat e Kosovës duke monitoruar proceset e prokurimit publik, në nivel komune si dhe duke siguruar pjesëmarrje aktive të qytetarëve në këtë proces, me fokus në këto komuna: Vushtrri, Gjakovë, Pejë, Prishtinë, Gjilan, Junik, Deçan, Hani i Elezit, dhe Rahovec.

Gjatë takimit përmbyllës do të prezantohen gjetjet kryesore të procesit të monitorimit të prokurimit publik përmes raportit: Praktikat e Prokurimit Publik nga Buxhetimi deri tek Menaxhimi i Kontratave - Rastet nga komunat: Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Rahovec, Vushtrri, Gjilan, Deçan, Junik, dhe Hani i Elezit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)