06 Dhjetor 2022

Presidenti Biden i kërkon Kongresit të miratojë 33 miliardë dollarë për Ukrainën

Washington, 29 prill - Presidenti Joe Biden i kërkoi Kongresit të miratojë 33 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën ndërsa i bën ballë agresionit rus-- një rritje dramatike e fondeve nga Shtetet e Bashkuara për Kievin si dhe miratimin e mekanizmave të rinj ligjorë për të ashpërsuar sanksionet dhe për të konfiskuar pronat e oligarkëve rusë.

Kërkesa për fonde përfshin mbi 20 miliardë dollarë për armë, municione dhe ndihma të tjera ushtarake, si dhe 8.5 miliardë dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë ekonomike për qeverinë ukrainase dhe 3 miliardë dollarë ndihmë humanitare dhe ushqimore.

"Ky projektligj është i nevojshëm për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për liri," tha zoti Biden në Shtëpinë e Bardhë. "Kostoja e kësaj lufte - nuk është e vogël - por dorëzimi para agresionit do të ishte më i kushtueshëm."

Presidenti Biden kërkoi gjithashtu kompetenca të reja ligjore për të konfiskuar paratë e oligarkëve rusë dhe për t’i dërguar ato më pas në Ukrainë për të financuar përpjekjet e luftës.

Administrata kërkon miratimin e të gjitha fondeve që parashikon se do t’i duhen deri në shtator, fundi i vitit fiskal, për të mbështetur operacionet ushtarake të Ukrainës, si dhe për ndihmën humanitare dhe ekonomike, tha të mërkurën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Presidenti Biden paraqiti gjithashtu një propozim që Kongresi të miratojë kompetenca të reja për administratën e tij, që do t’i lejonin zyrtarët amerikanë të sekuestronin më shumë prona të oligarkëve, t’ia jepnin paratë e mbledhura nga konfiskimet Ukrainës dhe të ashpërsonin masat kundër shmangies së sanksioneve, tha Shtëpia e Bardhë.

Mes masave të propozuara është që të autorizohet Departamenti i Drejtësisë të përdorë ligjin e rreptë amerikan kundër mashtrimit financiar, që në të kaluarën është përdorur kundër mafies, për të vënë para përgjegjësisë ata që shmangin sanksionet.

Presidenti Biden synon gjithashtu t'u japë prokurorëve më shumë kohë për të përgatitur çështje të tilla duke e zgjatur statutin e kufizimeve për ndjekjet penale për pastrimin e parave në 10 vjet, në vend të pesë, që është aktualisht. Ai gjithashtu kërkon ta bëjë vepër penale mbajtjen e parave të marra me vetëdije nga marrëdhënie korruptive me Rusinë, sipas një përmbledhjeje të propozimeve.

Masat janë pjesë e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të izoluar dhe dënuar Rusinë për agresionin e saj ndaj Ukrainës, si dhe për të ndihmuar Kievin të rimëkëmbet nga një luftë që i ka kthyer qytetet në gërmadha dhe ka detyruar më shumë se 5 milionë njerëz të lënë vendin.

Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën ka arritur në 3 miliardë dollarë, që kur Rusia nisi atë që ajo e cilëson "operacion special ushtarak" në Ukrainë. Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë e quajnë këtë karakterizim, një pretekst të rremë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë kanë ngrirë 30 miliardë dollarë prona të individëve të pasur të lidhur me presidentin rus Vladimir Putin, përfshirë jahte, helikopterë, pasuri të paluajtshme dhe vepra arti, ka thënë administrata e Presidentit Biden.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)