06 Dhjetor 2022

Presidenti Biden i kërkon Kongresit financime për të luftuar urinë globale

Washington, 28 prill - Kërkesa financiare e radhës e presidentit Joe Biden për shpenzime shtesë për Ukrainën pritet të përfshijë edhe para’ shtesë për të trajtuar një krizën globale ushqimore në rritje.

“Ky është një problem shumë, shumë dramatik që padyshim ekzistonte edhe më parë”, deklaroi i sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken në Komitetin e Shpërndarjeve të Operacioneve të Jashtme të Senatit, ku ai foli për kërkesën buxhetore fiskale të administratës Biden për vitin 2023.

Blinken nuk ofroi një vlerësim mbi sasinë e parave që Biden do të kërkonte për ndihmën ushqimore.

Ndërsa sekretari po dëshmonte para panelit të Senatit, administrata Biden njoftoi se po kontribuonte me 670 milionë dollarë ndihmë humanitare shtesë për të adresuar ndikimet e krizës globale ushqimore të pushtimit rus si dhe fondet të reja do të shkonin për projekte shtesë.

Uria është në rritje për shkak të thatësirës së shkaktuar nga ndryshimet klimatike dhe ndryshimit të modeleve të motit, konfliktit të vazhdueshëm në vende si Afganistani, Jemeni dhe Etiopia, dhe kufizimet e zinxhirit të furnizimit të krijuara nga pandemia Covid-19.

Pushtimi rus i Ukrainës, një nga prodhueset më të mëdha të grurit në botë, po e përkeqëson problemin, veçanërisht në vendet në zhvillim.

”Javën e kaluar, indeksi i çmimeve bujqësore u rrit 43% nga janari i kaluar, ndërsa misri dhe gruri u rritën përkatësisht 56% dhe 55% gjatë së njëjtës periudhë”, sipas një deklarate nga Banka Botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)