28 Mars 2024

Personi më i pasur në botë, meksikani Karlos Slim

SHBA, 12 mars - Revista ‘Forbes’ thotë se personi më i pasur në botë është miliarderi meksikan, Karlos Slim, interesat e biznesit të të cilit përfshijnë telekomin dhe kompani financiare. Ai ia ka kaluar edhe themeluesit të Mikrosoft-it, Bill Gates, që tashmë është në vend të dytë. Pasuria e Slim llogaritet nw 53.5 miliardë dollarë.

Në listën e Forbs, SHBA dhe Kina kanë më shumë miliarderë. Shtimi i miliarderëve kinezë në listën e njerëzve më të pasur në botë është tregues i zhvillimit ekonomik të vendit. Indeksi i konsumit është rritur, por edhe inflacioni është gjithashtu në rritje. Thuhet se Kina këtë vit do t'ia kalojë Japonisë dhe do të jetë ekonomia e dytë në botë.

Numri i miliarderëve në botë është rritur në 1.011, nga 793 sa ishin vitin e kaluar. Lista e sivjetme në revistën "Forbes" tregon se Azia ka më shumë miliarderë, ku numri i tyre është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar.

Në listë gjithashtu ka 62 rusë, të cilët u kthyen prapë pasi u eliminuan gjatë krizës ekonomike. Kryeredaktori i revistës u tha gazetarëve në Nju Jork se numri i miliarderëve të rinj në botë është shenjë e sigurt se ekonomia globale po rimëkëmbet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)