25 Prill 2024

Përmbyllet procesi i likuidimit për KB"Zoçishtë" dhe KB"Opterusha"

Prishtinë, 24 nëntor - Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar dy Aktvendime të lëshuara nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DHPGJSK) përmes të cilëve lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për PRZ087 KB"Zoçishtë" me seli në Zoçishtë, Komuna e Rahovecit dhe PRZ091 KB"Opterusha" me seli në Opterushë, Komuna e Rahovecit.

Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të dy (2) Raporteve Përfundimtare dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këto dy (2) KB, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtyre dy (2) Aktvendimeve (C-IV.-21-0214 dhe C-IV.-21-0215) i ka aprovuar këto dy (2) Raporte Përfundimtare dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për KB-të e lartpërmendura.

Si rrjedhojë, pas Aktvendimit të fundit të DHPGJSK-së numri i NSH-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në terësi ka arritur në 37 NSH/KB/Asete.  

Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të këtij vendimi për ndonjë ankesë eventuale dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgoj institucioneve relevante, ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)