04 Korrik 2022

Për vetëm dy ditë ATK mbledh afro 1 milion euro borxhe

Prishtinë, 24 maj - Trajtimi i borxheve ndaj tatimpaguesve, të cilët nuk ju kanë përgjigjur kërkesave të ATK-së për pagesën e obligimeve tatimore, ka vazhduar me procedura te masave së sforcuara.

Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme me datë 20 dhe 23 maj 2022 ka zhvilluar aksion tek 14 subjekte biznesore, tek të cila janë ndërmarrë masat e konfiskimit.

Aksioni në fjalë është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat  është arritur që të mbledhin afro 1 milion euro borxhe (939, 290 euro).

Po ashtu, nga masat e ndërmarra përveç borxhit të inkasuar është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve- pagesa e borxheve me këste.

Ky aktivitet në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe me konfiskimin e pasurisë së paluajtshme në vlerë prej 775,053.64 euro, vlerë e borxhit që tatimpaguesit kanë pasur ndaj institucionit. Aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vazhdim, tek të gjithë subjektet biznesore që kanë borxhe ndaj ATK-së.

Trajtimi i barbarët i tatimpaguesve, do të vazhdoj ta karakterizoj ATK-në, pasi që vetëm në këtë mënyrë institucioni do të arrit të ketë shtrirje gjithëpërfshirës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 korrik 2022

- Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:45)

 - Për nderë të 4 korrik 246 vjetori i Pavarsisë së SHBA zjarrfikësat e Prishtinës e pastrojnë platonë tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton. (Sheshi Bill Clinton në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:55

- Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre. (Hotel  Astoria në Gjilan, ora 10:00)

- Shoqata 'Miqtë e Amerikës' e mbështetur nga FSK, Zjarrfikësat dhe Policia e Kosovës organzon aktivitetin e radhës tashmë tradicional për nderë të 4 korrik 246 vjetori i Pavarsisë së SHBA. (Të shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00‪)
   
- UBT oganizon festivalin ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2022”, përmes së cilit në Kosovë po sjell profesionistë dhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke organizuar samite, forume, gara, ligjërata tematike, vizita studimore, e ngjarje të ndryshme interesante për studentët dhe palët e tjera. (Parku Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, ora 18:00)