28 Mars 2024

Partneriteti Publiko Privat ndihmon zhvillimin ekonomik

Prishtinë, 11 mars – Ligji mbi partneritetin publiko privat ka krijuar kushte për zhvillimin e mëtejshëm te sektorit publik dhe atij privat dhe paraqet hallke te rëndësishme për zhvillimin ekonomik te vendit.

Kryetari i OEK-ut Besim Beqaj gjatë takimit në Odë në të cilin u prezantuan mundësit e partneritetit publiko privat sipas ligjit në fuqi në Kosovë theksoi se ky partneritet vjen me sensin e asaj që quhet rritje e potencialit investues është pjesë e bashkëpunimit ne mes te Ministrisë se Ekonomisë dhe Financave dhe OEK-ut .

“Me qëllim të njohjes me ligjin për partneritetin publiko privat dhe me mundësit qe i jep ky ligj do te vazhdojmë aktivitetin neper rajone për ta bere sa me te njohur këtë ligj i cili i mundëson ndërmarrjeve tona për te hyre ne projekte serioze për ta edhe për shtetin”, tha kryetari Beqaj.

Kryetari i OEK-ut tha se tash janë krijua kushte te volitshme për partneritet publiko privat dhe se ky ligj dhe ky partneritet do te mundëson tejkalimin e gjendjes se vështirë ekonomike me te cilën po ballafaqohet Kosova.

“Qëllimi është qe përmes partneritetit publiko privat, dialogut publiko privat te dalim nga situatat e tilla dhe te hapen perspektivat edhe për ndërmarrjen, qytetarin por normalisht edhe për shtetin”.

Ministri i ekonomisë dhe financave Ahmet Shala duke vlerësuar larte bashkëpunimin me OEK-un tha se duhet te fillohet me njohjen me te mire, me mundësive qe i jep ligji dhe te përkrahen investime ne sektor te ndryshëm ne baze ligjit mbi partneritetin publiko privat.

“Ky ligje jep mundësi te shkëlqyeshme iniciativave private dhe kjo ndoshta është pjesa me e bukur e këtij ligji. Sepse nuk lënë qe iniciativat te merren vetëm nga shteti por i jep te gjitha mundësitë qe sektori privat, qoftë individi, kompania apo ndonjë forme tjetër e organizmit te biznesit privat te vjen me iniciativ  para grupit ndërministror i cili është i formuar me ligj, për iniciativat veta qofshin ato për nivelin lokal apo atë qendror”, tha ministri Shala.

Sipas tij duke vlerësuar se OEK-u është vend ku ngërthehen te gjitha iniciativat e sektorit privat dhe ku ngërthehen potenciali i dijes dhe parasë MEF konsideron se përmes këtij dhe institucioneve te tjera te afaristeve kosovar dhe te tjerë te shpjegoj ne detale mundësit qe i ofron ky ligj.

“Fatmirësisht deri me tash ka disa iniciativa, por ne konsiderojmë se qasja institucionale do te sjell me tepër projekte për te realizuar ne Kosove”.

Ministri Shala theksoi angazhimin e Qeverise se Kosovës ne investimet kapitale te cilat kane shënuar rritje te madhe ne inicimin dhe realizimin e projekteve te mëdha te infrastrukturës dhe nëse behet një krahasim me vitet e kaluara buxheti i Kosovës ka trefishuar investimet publike.

“Ne besojmë se është sektori privat ai i cili duhet te mbulonte investimet ne sektorët e ndryshme, aty ku nuk ka investime te mjaftueshme publike. Ne do te mundësojmë qe konform ligjit sektorit privat te merr pjese ne investimet dhe qe mbulimin e mungesave te investimeve ta merr sektori privat”, tha ministri Shala.

Përfaqësuesit e MEF-it ne detaje i njoftuan te pranishmit me mundësit e investimeve ne kuadër te partneritetit publiko privat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)