19 Prill 2024

Parlamenti Evropian miratoi ndarjen e 14,2 miliardë euro për Fondet IPA

Bruksel, 16 shtator - Parlamenti Evropian (PE) miratoi ndarjen e 14,2 miliardë eurove për periudhën e tretë të Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA III) për vendet kandidate.

Fondet IPA III u miratuan në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të PE-së në Strasburg, për vendet kandidate si Shqipëria, Turqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe për kandidatët potencialë Kosova dhe Bosnjë dhe Hercegovina, për periudhën midis viteve 2021-2027.

Fondet do të sigurohen me një qasje të bazuar në performancë dhe në përputhje me parimin e ndarjes së drejtë.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet reformave në fusha si sundimi i ligjit, të drejtat themelore, institucionet demokratike, administrata publike, zhvillimi ekonomik dhe konkurrueshmëria.

Sidoqoftë, këto fonde do vijnë më dy kërkesa rigoroze për vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

Tani për herë të parë BE-ja do të këtë të drejtë të pezulloj ndihmen financiare nëse një vend i caktuar shënon regres në fushat prioritare, siç është sundimi i ligjit;

Konkurrueshmeria: vendet që do të tregojnë performansë më të mirë në zbatimin e projekteve do të përfitojnë më shumë fonde nga BE-ja.

Sa i përket hapave të ardhshëm tani Rregullorja do të publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe do të hyn në fuqi retroaktivisht nga 1 janari i këtij viti.

Paralelisht me këtë, Komisioni Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor tani më kanë punuar qe një kohë në dizajnimin e kuadrit programatik të IPA-së III gjë që do të lejoj zbatimin e shpejtë të projekteve të përzgjedhura për financim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)