28 Mars 2024

OEK, Memorandum Bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomik

Prishtinë, 22 shkurt – Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj dhe dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës Skender Ahmeti kanë nënshkruar sot në Prishtinë një Memorandum Bashkëpunimi ne mes te këtyre dy institucioneve.

Kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj ka thënë se një bashkëpunim i tillë ka ekzistua edhe me herët por se sot është formalizuar me nënshkrimin e memorandumit

“OEK ka interes qe studentet qe me te vërtetë tregojnë rezultate ti ketë edhe ne forme te praktikes ne OEK por edhe ti rekomandon tek anëtaret e vet për tu punësuar ne staza me afatgjata. Një nder sferat e bashkëpunimit është shkëmbimi I informacioneve,  bashkëpunimi ne fushën e publikimeve, pasi qe jemi ne dijeni qe fakulteti ekonomik është duke tentuar për te hyre edhe ne pjesën e hulumtimeve dhe ne këtë lëmi mund ti shfrytëzojmë edhe kapacitetet qe I ka OEK por edhe studentet”, tha kryetari Beqaj.

Prof. Ass. Skender Ahmeti dekan I Fakultetit Ekonomik theksoi se interesi i fakultetit është qe studentëve e sidomos studentëve te mire ti krijojnë  hapësirë qe përveç asaj pjese teorike te cilën e mësojnë ne fakultet përmes OEK, përmes bizneseve qe janë anëtarë te Odes te krijojnë edhe atë anën praktike qe ne një te ardhme te afërte kur te punësohen te mos kenë probleme te adaptimit ne vendet e punës .

“ çështja tjetër është iniciativa e fakultetit për krijimin e një qendre për hulumtime dhe ne ketë drejtim bashkërisht ti shfrytëzojmë kapacitetet edhe te OEK edhe te fakultetit, te shkojmë përpara ne ketë drejtim . Interesi ynë është qe sidomos studenteve te mire t’ju krijojmë hapësirë dhe kemi gjete përkrahje edhe te Odes, dhe besoj qe do te gjejmë përkrahje edhe prej institucioneve tjera qofte qeveritare apo joqeveritare”, përfundoi dekani Ahmeti.

Ndryshe edhe deri me tash një numër i caktuar i studentëve me nota te larta mesatare kane kryer praktiken ne OEK, ndërsa kohëve te fundit një numër i tyre me ndërmjetësimin e Odes edhe është punësuar si ne OEK ashtu edhe ne ndërmarrjet tjera ne Kosove.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)