25 Qershor 2022

OAK kritikon qeverinë për bllokimin e bizneseve dhe vendeve të punës

Prishtinë, 25 maj – Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar sot me një shkresë Kryeministrit Kurti, Zëvendëskryeministrit Bislimi, Ministrit Peci, Ministrit Aliu e KPMM-së për të shprehur shqetësim të thellë për moskoordinimin e institucioneve të Kosovës, si rezultat i së cilës janë bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune.

Përmes kësaj shkrese OAK ka kërkuar nga Kryeministri dhe Ministrat përkatës që me urgjencë të zhbllokojnë këto biznese në mënyrë që të mos vije deri tek një kolaps zinxhiror dhe të shkaktohen humbje të jashtëzakonshme për bizneset, të punësuarit dhe të hyrave për vendin.

Ky reagim vije si rezultat i mos përgjigjes së institucioneve të Kosovës, respektivisht MBPZHR, MMPHI dhe KPMM, që oda ka një kohë të gjatë që është duke kërkuar takime çoftë individuale apo edhe të përbashkëta, në mëyrë që qindra kërkesa të cilat janë depozituar tash e një kohë të gjatë të trajtohen dhe të lejohet vazhdimi i punës për këto biznese.

OAK ka kërkuar edhe njëherë nga Ministri Peci, Ministri Aliu e KPMM, tashmë edhe publikisht një takim urgjent për trajtimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve.

Problemi kryesor qëndron tek mosvazhdimi i pëlqimeve dhe kontratave nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës dhe pëlqimeve dhe lejeve mjedisore nga MMPHI, si rezultat i të cilave është bllokuar edhe KPMM.

OAK dhe bizneset janë të gatshme dhe në pritje që çdo kohë të takohen për trajtimin dhe zgjidhjen e problemit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022 - Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)