28 Mars 2024

OAK kërkon nga Kuvendi dhe Qeveria përmirësimin e punës së BQK-së

Prishtinë, 30 nëntor - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përmes një letre, adresoi tek Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës shqetësimin e thellë për mungesën e bashkëpunimit të Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK) me sektorin privat, sipas të cilëve jo vetëm që nuk është duke i përkrahur bizneset në këtë kohë pandemie, por është duke i dëmtuar edhe më rëndë qytetarët dhe bizneset.

Ndër shkresat që OAK ka deleguar tek BQK, të cilat kanë ardhur si rrjedhojë e ankesave të bizneseve, e që nuk kanë marrë trajtim dinjitoz janë:

1.Të largohet kamata prej 5 – 8% për kthimin e parave metalike në kartmonedha, detyrim i vendosur nga BQK;

2.Të ulen tarifat e shfrytëzimit të POS nga ana e bizneseve nga 1 – 3% sa është aktualisht, në së paku 0.025%;

3.Të punohet që disa sisteme elektonike të pagesave të jenë valide edhe në Kosovë, siç është paypal, cyber source, amazon etj;

4.Të rikthehet në gjendjen e mëparshme Udhëzimi mbi Implementimin e Sistemit Bonus – Malus për Persona Juridik, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimeve lidhur me regjistrimin e veturave të firmave, i cili ka hyrë në fuqi me 1 nëntor 2020 etj.

OAK konsideron që bashkëpunimi më BQK-në është mëse i nevojshëm, ashtu që sektori privat të funksionoj më mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)