25 Prill 2024

Norma vjetore e inflacionit në Britani arrin nivelin më të lartë në 10 vite

Londër, 18 nëntor - Inflacioni në Britani të Madhe arriti nivelin më të lartë 10-vjeçar në tetor, duke arritur në 4.2 për qind nga 3.1 për qind një muaj më parë, treguan të dhënat zyrtare të publikuara.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit të vendit (IÇK) u rrit me 1.1 për qind muajin e kaluar, duke u përafruar me shifrat e tetorit 2020, njoftoi Zyra për Statistikat Kombëtare.

Inflacioni, i cili u regjistrua në 4.2 për qind në dhjetor 2011, ka shkuar në rritje graduale që nga fillimi i këtij viti.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, përfshirë kostot e banesave (CPIH), u rrit me 0.9 për qind në tetor 2021, që është shifra e njëjtë me atë të tetorit të vitit të kaluar.

Kontribuesi kryesor i çmimeve ishin banesat dhe shërbimet shtëpiake me 1.23 pikë përqindje, të pasuar nga transporti me 1.09 pikë përqindje dhe restorantet dhe hotelet me 0.43 pikë përqindje.

"CPIH shënoi rritje me 0.9 për qind në muajin tetor 2021, e cila duke u krahasuar me tetor 2020 nuk kishte asnjë ndryshim", thuhet më tej.

Inflacioni është bërë një problem urgjent në mbarë botën në periudhën e pandemisë, kur bankat qendrore u mbështetën në ekspansionin monetar.

Në BE, çmimet e konsumit u rritën me 4.1 për qind në vit në tetor ndërkohë që shifra kishte qenë minus 0.3 për qind në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Inflacioni në SHBA arriti nivelin më të lartë të 31 viteve në tetor me 6.2 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)