20 Prill 2024

Nga sot nisin Javët e Biznesit Kosovar

Prishtinë, 22 nëntor - Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka vazhduar me promovimin e prodhimeve vendëse në kuadër të aktivitetit tradicional 19 vjeçar “Javët e Biznesit Kosovar”,  i cili nisi sot dhe do të vazhdoi deri me 5 dhjetor.

Ky aktivitet tradicional rezliohet për nder të festive të 28 Nëntorit dhe festave të fund vitit.

“Javët e Biznesit Kosovar”, ka për qëllim rritjen e konsumit të prodhimeve vendore dhe të mirëqenies socio-ekonomike të Kosovës I cili do të vazhdoi me aktivitet të ndryshme promovuese të ekonomisë dhe bizneseve vendore”, tha kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

Ai shtoi se prodhuesit kosovar po përballen me konkurrencë jo reale.

Bizneset po humbin dhe nuk po munden të gjejnë tregje të reja për shkak të regjimit të vizave.

Kreu i AKB-së shtoi se ky udhëtim i joni 19 vjeçar që kemi kaluar qindra mijëra kilometra Shqipëri, Mal të zi, Luginë e Preshevës, Maqedoni e vendet jera të rajonit për të qenë bizneset ambasadorë të shtetit të Kosovës.

Sipas tij kjo është arritur që prodhimet e Kosovës të gjejnë vend ku nuk është edhe politika.

Agim Shahini, tha e Kosova është e vogël, por ekonomia mund të rritet shumë. Aq shumë po humbin bizneset saqë. Mbi 80% refuzohen t’i marrin vizat dhe kjo është pengesë e madhe për të gjetur tregje. Ne po ecim drejt promovimit të ekonomisë së vendit”.

“Dëmi më i madh është se shumë prodhues ballafaqohen me konkurrencë jo reale. Ne mbështesim çdo masë të reciprocitetit ndaj Serbisë. Qeveria nuk duhet të ngadalësohet. por të shpejtohet në masa të tilla. Konsumatorët të konsumojnë prodhime vendore”.

Lumnije Ajdini, menaxhere në AKB, tha se do të jenë zë i fuqishëm i prodhuesve vendës dhe se promovimi nuk do të ndalet.

Ajo tregoi se edhe sivjet do të kenë program me aktivitete të ndryshme ku focus dod të jetë prpmpvimimi eksportit të prodhimit vendor dhe pue eraje që mund të jenë në fabrikat e vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)