29 Mars 2024

Nga 21 qershori përfituesit e skemave pensionale duhet të lajmërohen

Prishtinë, 19 qershor - Pas lehtësimit të masave dhe zbutjes së situatës pandemike, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesit e skemave pensionale, në veçanti, që gradualisht ka filluar me procesin e lajmërimit të përfituesve të skemave pensionale, me qëllim të verifikimit.

Në fazën e parë, kërkohet që përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive të paraqiten në objektet e Departament të Pensioneve në regjionet ku jetojnë. Lajmërimet do të bëhen në orarin dhe kategorizimin si në vijim:

Nga data 21 qershor deri më datën 15 korrik 2022 do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që nuk janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19;

Nga data 18 korrik deri më datën 31 gusht do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19.

Në rastin e paraqitjes, pensionistët duhet të prezantojnë faturat e rrymës të vendbanimit të tyre. Në rast të qëndrimit me qira, së bashku me faturën e rrymës duhet të prezantohet edhe kontrata e qirasë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)