25 Prill 2024

NDI prezanton qëndrimet e të rinjëve për çështjet sociale, politike dhe ekonomike

Prishtinë, 16 dhjetor - Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) përmes një konference për media lanson një fushatë globale për të mbrojtur aspiratat politike të të rinjëve, duke i ndihmuar që të dëgjohet zëri i tyre.

Qëllimi i kësaj iniciative është  avancimi i praktikave demokratike që fokusohen në interesat e të rinjëve dhe vajzave të reja me identitete të ndryshme, si dhe për ta forcuar bashkëpunimin politik në mes të brezave dhe gjeneratave të ndryshme.

Fushata “Të rinjtë flasin  për qeverisjen” thekson nevojën për konsolidimin e fuqisë politike të të rinjëve në  ndikim të qëndrueshëm mbi vendimmarrjen politike sot, nëse pritet që ata ta kërkojnë dhe mbrojnë demokracinë në të ardhmen.

NDI ka zhvilluar një hulumtim lidhur me perspektivën dhe qendrimet e të rinjëve kosovarë nga të gjitha komunitetet.

NDI do të bëjë prezantimin e qëndrimeve të të rinjëve në lidhje me çështjet aktuale sociale, politike, të ambientit dhe ekonomike lidhur me llogaridhënien, transparencën, vullnetarizmi, marrëdhëniet ndërmjet  komuniteteve dhe qeverisjen.  

Të rinjtë dhe të rejat me identitete dhe prejardhje të ndryshme përballen me barriera shtesë në pjesëmarrje, modeleve në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse dhe mungesë të avokimit.

Bashkëpunimi politik ndërmjet brezave është një dimension thelbësor i ndryshimit të normave shoqërore dhe ndarjes së pushtetit vendimmarrës.

Të rinjtë janë duke u rritur në një botë shumë më ndryshe në krahasim me gjeneratat më të vjetra.

Andaj bashkëpunimi ndërmjet gjeneratave është i domosdoshëm për t’u përballuar me sfidat më të vështira globale si barazia ekonomike, degradimi i mjedisit dhe polarizimi.

Kur të rinjtë përfshihen, idetë, imagjinata dhe përvojat e tyre mund të jenë burime të vlefshme në arritjen e zgjidhjeve për zhvillim të qëndrueshëm.

Prandaj, bashkëpunimi ndërmjet gjeneratave mund të japë rezultate pozitive për të rinjtë dhe të moshuarit.

Diskutimi në këtë panel do të fokusohet në rolin e partive politike në krijimin e hapësirës së nevojshme për mbështetjen e të rinjëve, shkallën në të cilën programet partiake vlerësohen nga pikëpamja ndër gjeneratash.

Diskutimi do të ofrojë shembuj vendorë dhe ndërkombëtarë të bashkëpunimit ndërmjet gjeneratave dhe do të kërkojë mënyra për zotim dhe nxitje të marrëdhënieve ndërmjet brezave, duke reflektuar përvojën e panelistëve dhe gjetjet nga hulumtimi.


NDI ka zhvilluar një hulumtim vlerësues mbi funksionimin e Këshillave të Veprimit Rinor Lokal për të kuptuar më mirë vlerat dhe rëndësinë e këshillave rinorë.

Gjetjet kryesore të këtij hulumtimi do të prezantohen me qëllimin që tëshërbejnë si pikënisje për partnerët për zhvillimin e mundësive për të fuqizuar dhe angazhuar të rinjtë në proceset vendimarrëse në Kosovë.

Angazhimi i hershëm në sferën publike mund të ketë përfitime eksponenciale për të rinjtë, veçanërisht të rinjtë me identitete të ndryshme.

Hulumtimi mbi ndikimet e angazhimit të të rinjëve zbulon se ai është një faktor kyç i lidhur me përfshirjen e qëndrueshme të një individi në demokraci dhe qeverisje.

Të rinjtë nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre në këshillat rinore mund të përmirësojnë kompetencat e tyre thelbësore në komunikim, organizim, udhëheqje, hulumtime cilësore dhe sasiore, zhvillim programi dhe të politikave, mendim kritik dhe analizë.

Sukseset e ndihmuara nga këto aftësi të përfituara mund të përhapen edhe në fusha të tjera të jetës së të rinëjve, si arsimi dhe puna. Panelistët do të shqyrtojnë funksionimin aktual të KVRL-ve, praktikat më të mira si dhe sfidat e reja të zhvilluara në dekadën e mëparshme.





Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)