17 Gusht 2022

Murati merr pjesë në Forumin për Qëndrueshmëri dhe Barazi Ekonomike

Vjenë, 21 qershor - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë pjesë në Forumin për Qëndrueshmëri dhe Barazi Ekonomike të organizuar nga Fondi i OPEC-ut për Zhvillim. Në këtë forum, u diskutua lidhur me rëndësinë e politikave të mirëfillta publike në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe tranzicionin e gjelbër.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Murati u shpreh se Qeveria e Kosovës ka një bashkëpunim të ngushtë me institucionet zhvillimore në fushën e tranzicionit të gjelbër, duke theksuar marrëveshjet për energji efiçiente, energji solare, të erës e bateri akumulative si disa nga shembujt e projekteve në këtë fushë.

Në anën tjetër, sa i përket zhvillimit të qëndrueshëm, Ministri theksoi se Qeveria e Kosovës po prioritizion prodhimin vendor si instrument kyç në zhvillimin ekonomik të vendit, posaçërisht në periudhën pas-pandemike ku Kosova po ndërlidhet në zingjirin e eksportit, si me vendet fqinje ashtu edhe me vendet më të largëta.

Me këtë rast, Ministri ftoi Fondin e OPEC-ut për Zhvillimin dhe investitorët e tjerë ndërkotar që edhe më tej të instensifikojnë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në projekte që synojnë ngritjen e mirëqenies së përgjithshme qytetare në vend.

Ky forum ka mbledhur liderë qeveritarë, ministra nga vendet anëtare dhe partnere të Fondit OPEC, krerë të institucioneve të Grupit Koordinues Arab, zyrtarë të lartë të bankave zhvillimore dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të sektorit privat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)