25 Prill 2024

Murati inkurajoi BERZH që të ketë qasje proaktive në sektorin privat dhe publik

Prishtinë, 2 korrik - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë pjesë në takimet vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në cilësinë e guvernatorit të Republikës së Kosovës në këtë Bankë.

Gjatë seancës plenare, Ministri Murati së bashku me guvernatorët e shteteve tjera anëtare të Bankës, vlerësuan lartë angazhimin e BERZH-it në adresimin e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19 përmes instrumenteve fleskibile dhe efektive të investimit.

Më tutje, në deklaratën e tij, Ministri Murati inkurajoi menaxhmentin e Bankës që të ketë qasje proaktive në angazhime si të sektorit privat ashtu edhe atë publik, në mënyrë që të sigurohet rimëkëmbje ekonomike gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme.

Ministri poashtu theksoi edhe rëndësinë e adresimit të sfidave të ngrohjes globale duke ndjekur Ambiciet Klimatike të BERZH-it, sado sfiduese që mund të jenë karshi sfidave tjera zhvillimore të vendit tonë.

Duke e mbështetur bashkëpunimin e shkëlqyer të së kaluarës, Ministri përfundoi duke përsëritur angazhimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në implementim të iniciativave për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Përndryshe, BERZH-i këtë vit feston 30 vjetorin e themelimit, ndërsa Republika e Kosovës është anëtarësuar në këtë institucion ndërkombëtar financiar që nga viti 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)