19 Prill 2024

Moody's, rrit parashikimin e rritjes së ekonomisë së Turqisë nga 6 në 9 për qind

Ankara, 5 nëntor - Agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kredive Moody's, rriti parashikimin e saj të rritjes së ekonomisë së Turqisë për këtë vit nga 6 për qind në 9 për qind.

Moody's ka publikuar raportin "Global Macro Outlook 2022-2023".

"Zgjerimi monetar dhe rritja e kredisë si dhe mbështetja e bollshme e likuiditetit vazhdojnë të rrisin rimëkëmbjen e Turqisë", thuhet në raport.

Në raport është rritur parashikimi për rritjen e ekonomisë së Turqisë nga 6 për qind në 9 për qind për këtë vit.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim rriti gjithashtu parashikimin e rritjes së Turqisë në fund të vitit me 3.5 pikë përqindjeje dhe ky parashikim arriti në 9 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)