28 Mars 2024

Miratohen aplikacionet për grante investuese dhe të asistencës teknike

Prishtinë, 24 shkurt - Sot u mbajt takimi i radhës i Komisionit për Planifikim Strategjik, i kryesuar nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Në takim u miratuan tri aplikacione me të cilat Kosova do të aplikojë në raundin e 25-të të asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), për të zhvilluar projektet sikurse “Rehabilitimi dhe ndërtimi i infrastrukturës për mbrojtjen nga vërshimet përgjatë lumenjve Drini i Bardhë, Sitnica dhe Morava e Binçës”, “Ndërtimi i hidro sistemit “Ibër-Lepenc”, dhe për “Përmirësimin e infrastrukturës në institucionet e arsimit të lartë”.

Po ashtu, u miratua edhe aplikacioni për raundin 6-të të granteve investuese të WBIF, për Autostradën e Paqes, seksionin Besi-Merdar, në vlerë prej 38 milionë euro.

Këto mjete financiare pritet t’i shtohen grantit me vlerë të njëjtë tashmë të miratuar në dhjetor nga WBIF, dhe kjo pritet të çojë vlerën totale të përfitimit për këtë projekt në 76 milionë euro nga grantet e WBIF ose 40% e kostos totale të projektit.

Asistenca teknike e përfituar për këto projekte do të ndihmojë në përgatitjen për kryerjen e investimeve, ndërsa grantet investuese do të zbatohen drejtpërdrejt.

Pjesa tjetër e investimeve do të mbulohen nga huat e ofruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane për Investime. Aplikacionet e miratuara do të jenë në funksion të zbatimit të përfitimeve që Kosova do të ketë nga Plani për Ekonomi dhe Investime i BE-së për Ballkanin Perëndimor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)