20 Prill 2024

Ministrja Hajdari ofron bashkëpunimin e saj me sektorin privat

Prishtinë, 15 shkurt - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbajti një tryezë diskutimi me hisedarë nga institucionet shtetërore dhe sektori privat për të diskutuar rreth fuqizimit të dialogimit mes sektorit publik dhe privat dhe prioriteteve për vitin 2022.
 
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari tha se programi i Qeverisë përfshin objektiva të ministrisë që ajo udhëheq, si rritja e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve vendore duke pasur parasysh se vendi ynë është furnizues alternativ për investitorët e huaj, rritja e infrastrukturës së cilësisë, zhvillimi i qëndrueshëm përmes turizmit, inovacioni dhe ndërmarrësia si një sistem i brishtë i trashëguar dhe përkrahja dhe nxitja e bizneseve të cilët kanë për synim investimin.

Ministrja Hajdari tutje tha se pa ndihmën e sektorit privat, këto objektiva nuk do të mund të realizohen.
 
Ministrja Hajdari theksoi në veçanti ligjin për investimet strategjike dhe të huaja, duke thënë se ky ligj do të ofrojë një qasje të unifikuar të të bërit biznes në Kosovë, por edhe për të krijuar barazi për të gjithë investitorët vendorë.

“Duhet theksuar në veçanti investimet strategjike dhe të huaja të cilat do të jenë të përfshira në një ligj të vetëm dhe do të oftojnë mundësinë e negocimit të drejtpërdrejt me Qeverinë”, tha Hajdari.
 
Getoar Mjeku, zëvendësministër i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë inkurajoi të gjithë pjesëmarrësit të kontribuojnë me komente në udhëzimet adiministrative, duke thënë se kontributi i sektorit privat u ndihmon shumë institucioneve në vendimmarrje.  

Pjesëmarrësit nga sektori privat theksuan disa nga shqetësimet e tyre të cilat ndërlidhen me zonat industriale, zonat doganore, dhe lehtësimin e financimit të eksportit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)