26 Prill 2024

Ministria e Zhvillimit Rajonal do të vazhdojë të mbështesë komunën e Mitrovicës

Prishtinë, 28 prill - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Naser Muja, kanë pritur në takim ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e mundshëm në realizim e projekteve të përbashkëta në mes të komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Kryetari Bahtiri  fillimisht ka falënderuar ministrin Damka për vizitën e tij duke kërkuar që të vazhdoj mbështetja për qytetin e Mitrovicës në  realizimin e projekteve të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomikë dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

“Ministria e Zhvillimit Rajonal  ka realizuar ndër vite projekte në interes të qytetarëve në Mitrovicë, mirëpo kjo përkrahje  duhet të vazhdoje edhe më tutje jo vetën në Mitrovicën e Jugut por edhe në komunat në veri të Kosovës, sepse vetëm kështu do të kemi zhvillim ekonomikë dhe rritje të mirëqenies se qytetarëve”, tha kryetari Bahtiri.

Ndërsa, ministri Damka theksoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal do të vazhdojë të mbështesë komunën e Mitrovicës në projektet të cilat do të hapin rrugën e zhvillimit lokal, zhvillimit të turizmit, si dhe krijim e kushteve më të mira për qytetarët e komunës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)