19 Mars 2024

Ministria e Financave njofton për themelimin e Komisionit të Ankesave

Prishtinë, 17 qershor - Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton publikun se ka përfunduar procesi i shqyrtimit të aplikacioneve të tatimpaguesve për subvencionimin e pagave dhe qirasë si dhe është bërë ekzekutimi i mjeteve për tatimpaguesit të cilët kanë plotësuar kriteret e vendosura në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 08/08, të datës 21.04.2021.

Procesi i aplikimit nga ana e tatimpaguesve përmes platformës EDI ka përfunduar me datën 11 maj, kurse procesi i shqyrtimit dhe ekzekutimit është përmbyllur me datën 16 qershor.

Nga këto subvencione kanë përfituar 24,826 tatimpagues, ku 23,153 prej tyre kanë përfituar nga subvencionet për paga dhe 1,673 kanë përfituar nga subvencionet për qira.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka themeluar Komisionin e Ankesave, si instancë të shkallës së dytë për shqyrtimin e ankesave të ushtruara kundrejt të gjeturave të Komisionit Ndërministror, të konstituar me Vendimin Nr.21/2021 të datës 30.04.2021 të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për zbatimin e Vendimit Nr.08/08 të datës 21.04.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky Komision do të shqyrtojë ankesat e tatimpaguesve, sipas afateve, kritereve dhe procedurave të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/ L 031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Komisioni, për të vlerësuar ankesat e parashtruesve përgjatë fazës shqyrtuese, merr për bazë kriteret e zbërthyera me Vendimin Nr. 08/08 të datës 21.04.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe kriteret e saktësuara të Komisionit Ndërministror, konform paragrafit 10 të vendimit të mësipërm qeveritar. 

Tatimpaguesit ankesat e tyre tek ky Komision mund ti dërgojnë vetëm në formë elektronike në adresën:  [email protected].

Afati për dorëzimin e ankesave është deri më  25 qershor 2021.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)