26 Prill 2024

Ministri Murati prezanton pakon për mbështetjen e punësimit të grave

Prishtinë, 5 gusht - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati sot ka nënshkruar vendimin për përcaktimin e kritereve dhe kushteve lidhur me operacionalizimin e masës 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike - Mbështetja e punësimit të grave.

Kjo masë reflekton edhe një ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës që qëllim kryesor ka fuqizimin e grave në tregun e punës. Punësimi i grave është tejet i rëndësishëm ashtu që të kemi një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse dhe shoqëri përparimtare.

Përmes masës 1.3, secilës prej grave të punësuara do t’i bëhet subvencionim i pagës deri në 50% (pesëdhjetë për qind) të pagës bruto mujore për 3 (tre) muaj, duke filluar nga periudha tatimore korrik 2021 e tutje.

Pas përfundimit të periudhës tremujore, do të subvencionohen kontributet pensionale për muajt e mbetur, konform kritereve dhe kufizimeve të përcaktuara me vendimin për zbatimin e masës 1.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Kusht për subvencionim është që e punësuara të mos figurojë në deklaratën e muajit qershor 2021 në ATK.

Për të përfituar nga subvencioni, punëtoret e reja duhet të deklarohen nga punëdhënësi në deklaratën e rregullt mujore që dorëzohet në sistemin elektronik EDI të ATK-së.

Pasi të jetë bërë deklarimi, punëdhënësi duhet të plotësojë formularin e kërkesës për subvencionim, po ashtu përmes sistemit EDI.

Aplikimi për subvencion nga Masa 1.3 do të mund të bëhet deri më datë 15.10.2021. Për hapjen dhe udhëzuesin e aplikimit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të njoftojë publikun gjatë ditëve në vijim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)