25 Qershor 2022

MFPT nënshkruan marrëveshje nën-huazimi prej 5 milionë euro me NP-të

Prishtinë, 23 maj - Në kuadër të Masës 4.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike për Mbështetjen e  Ndërmarrjeve Publike, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike: Posta e Kosovës, Infrakos, Trainkos, KRU Prishtina dhe Telekomi i Kosovës kanë nënshkruar sot marrëveshjet e nën-huazimit në vlerë totale prej rreth 5 milionë euro.

Këto mjete pritet t’u ndihmojnë Ndërmarrjeve Publike në rimëkëmbjen e tyre pas vështirësive financiare me të cilat janë përballur nga rënia e të hyrave, si rezultat i pandemisë COVID-19.

Marrëveshjet e nën-huazara nga MFPT tek Ndërmarrjet Publike kanë të njëjtat kushtet financiare me Marrëveshjen Financiare të Kredisë së Likuiditetit të Urgjencës së Infrastrukturës Vitale, që nënkupton që kushtet e volitshme financiare u barten edhe Ndërmarrjeve Publike.

Ministri Murati me këtë rast vlerësoi lartë bashkëpunimin me BERZH-in për mundësimin e kësaj marrëveshje që përkrah Ndërmarrjet Publike. Tutje, Ministri theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar drejt sigurimit të menaxhimit të drejtë dhe profesional të Ndërmarrjeve Publike, si ofrues të rëndësishëm të infrastrukturës vitale të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022 - Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)