27 Prill 2024

MFPT mbanë ligjëratë për ndikimet ekonomike të pandemisë COVID-19

Prishtinë, 9 nëntor  - Departamenti i Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve ka mbajtur sot ligjëratë me studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë, me temën “Ndikimet ekonomike të pandemisë COVID-19 në Kosovë”.

Ligjërata është mbajtur për studentët e lëndës së financave publike, me ç’rast udhëheqësja e divizionit të Makroekonomisë, Esida Bujupi ka bërë prezantimin mbi rolin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, konkretisht përgjegjësitë e Divizionit të Makroekonomisë për politika makroekonomike, si dhe performancën e ekonomisë përgjatë 2020 dhe 2021.

Studentët pjesëmarrës në këtë ligjëratë bashkë me ligjëruesen diskutuan për pasigurinë e lartë në fillimin e pandemisë, sfidat kryesore në parashikim dhe politikbërje, si dhe reagimin përmes politikave.

Ata gjithashtu ranë dakord që rreziqet/tronditjet e papritura të jashtme mund të krijojnë sfida të konsiderueshme fiskale dhe të qeverisjes, por se financat e qëndrueshme publike janë thelbësore për një rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë.

Ligjërata e mbajtur në Universitetin Amerikan është organizuar nga Universiteti Amerikan në Kosovë, Divizioni i Makroekonomisë në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.

Që nga qershori i këtij viti, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka filluar të mbajë ligjërata në universitetet private dhe publike në Kosovë për të zgjeruar njohuritë e ekonomistëve të ardhshëm, si dhe për të rritur ndërveprimin e politikbërjes publike me akademinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)