07 Maj 2021

MF dhe MSh intensifikojnë punët në ndihmë të bizneseve

Prishtinë, 7 prill - Në Konferencën e përbashkët për Media të mbajtur sot nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Ministria e Shëndetësisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati tha se masat që do të ndërmerren nga MFPT kanë për qëllim lehtësimin e dëmit ekonomik që do të pasojë nga vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/05, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 të datës 05.04.2021, për sektorët ekonomikë të cekur në këtë vendim, gjegjësisht sektorin e gastronomisë, qendrat tregtare dhe të tjerat.

Ai gjithashtu tha se masat do të jenë kryesisht të fokusuara në subvencionimin e pagave dhe të qirasë për bizneset e prekura nga vendimi i Qeverisë. MFPT e kupton dhe ndan shqetësimin e njëjtë me komunitetin e biznesit për ndikimin ekonomik që do të kenë masat e reja për të luftuar pandeminë COVID-19, për këtë arsye MFPT ka analizuar gjendjen financiare dhe hapësirat buxhetore të cilat mund t’i shfrytëzojë në mënyrë që masat e ndërmarra të jenë të targetuara dhe efektive.

Ministri Murati gjithashtu theksoi se ditëve në vijim do të takojmë edhe njëherë përfaqësuesit e sektorëve dhe bashkë do të dakordohemi se cilat do të jenë masat. Ideja është subvencionimi i qirave dhe pagave, por prapë ka dallime sepse jo çdo sektor është i njëjtë dhe secili ka specifikat e veta.

Të dhënat i kemi dhe jemi duke bërë analizën dhe dizajnimin e pakos për kompensimin financiar qëllimi kryesor i të cilës do të jetë ruajtja e shëndetit ekonomik, të cilën do ta publikojmë ditëve në vijim përmes kanaleve zyrtare, i cili do të jetë në përputhje me këshillat dhe shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e biznesit.

Ndërsa, Ministri Vitia theksoi se ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur dhe për këtë i lusim edhe njëherë të gjithë që të respektojnë masat në nivel individual të ndërprehet zinxhiri i përhapjes së infeksionit. Në anën tjetër Qeveria po punon pandërprerë të sigurojë sa më shumë vaksina sa më shpejtë dhe në këtë proces nuk është vetëm Ministria e Shëndetësisë, por gjithë kabineti qeveritar dhe Presidentja Osmani.

Ai gjithashtu theksoi se po punojmë për rritjen e kapacitetit të shërbimeve në spitale, e kuptojmë kritikën për masat sepse gjendja është e rënduar sa i përket ekonomisë. Jemi të vetëdijshëm në vështirësitë e këtyre sektorëve por qëllimi ynë është  ruajtja e shëndetit të qytetarëve tanë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)