28 Mars 2024

Mehmeti e njoftoi Konjufcen lidhur me zhvillimet në sektorin financiar

Prishtinë, 30 prill - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti u prit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me ç'rast Guvernatori Mehmeti e uroi për përzgjedhjen në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Guvernatori Mehmeti e njoftoi Kryetarin Konjufca lidhur me zhvillimet në sektorin financiar për progresin e arritur në këtë sektor, si dhe rëndësinë e tij në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.

Njëherësh, Guvernatori Mehmeti përmendi edhe sfidat e prioritetet e BQK-së, ku Kuvendi i Kosovës është mbështetësi më i rëndësishëm në realizimin e tyre.

Kryetari Konjufca falënderoi Guvernatorin për informacionin e dhënë dhe ofroi përkrahjen e Kuvendit për realizimin e objektivave me interes të përbashkët institucional.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)