26 Prill 2024

Mehmeti dhe Szunyog diskutojnë rreth zhvillimeve në sektorin financiar

Prishtinë, 16 shkurt - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, është pritur në takim nga Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit makroekonomike, e në veçanti në sektorin financiar.

Guvernatori Mehmeti njoftoi Shefin e Zyrës së BE-së lidhur me veprimet e ndërmarra nga BQK-ja në zhvillimin dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar, si dhe me aktivitetet e rregullta në fushën e integrimit, të zhvilluara së bashku me institucionet e BE-së.

Guvernatori Mehmeti theksoi edhe masat e kujdesshme të cilat janë ndërmarrë nga BQK-ja në bashkëpunim me institucionet financiare që operojnë në Kosovë, të cilat janë treguar shumë efektive në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe minimizimit të pasojave për ekonominë e vendit në përgjithësi.

Si rezultat i këtyre masave, rreziqet e pritura ndaj sektorit bankar nuk u materializuan dhe sektori bankar arriti ta ruajë shkallën e lartë të qëndrueshmërisë dhe kishte një rol shumë të rëndësishëm në rimëkëmbjen e ekonomisë përmes kreditimit të vazhdueshëm dhe ofrimit të masave lehtësuese për huamarrësit.

Ndër të tjera Guvernatori e informoi Szunyog për masat e ndërmarra në sektorin e sigurimeve, duke përfshirë avancimin e kornizës rregullative e mbikëqyrëse, deri te masat më ekstreme të revokimit të licencave për kompanitë, që përfundimisht kanë dështuar të përmbushin kërkesat ligjore dhe rregullative në fuqi.

Njëkohësisht, Guvernatori falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës dhe BQK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)