19 Prill 2024

Mblidhet Kuvendi i Aksionarit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellesit Prishtina

Prishtinë, 1 tetor - Gjatë ditës së sotme, në zyret qëndrore të Kompanisë Rajonale të Ujësjellesit Prishtina u mbajt mbledhja e Kuvendit të Aksionarit për vitin 2020.

Në takim morën pjesë,  zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë Mentor Arifaj,  udhëheqësi i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike Besim Imeri, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të KRU”Prishtina” i kryesuar nga znj. Nora Tafarshiku, Adem Ahmetaj/analist,  Filloreta Gashi zyrtare e lartë/analiste në Ministrinë e Ekonomisë si dhe U.D. kryeshefi ekzekutiv Sokol Xhafa bashkë me zyrtarët e lartë të ndërmarrjes.

Në këtë mbledhje u diskutuan të gjitha pikat e rendit të ditës, ashtu siç janë të percaktuara në Ligjin për Shoqeritë Tregtare dhe Kodin e Etikës dhe Qeverisjes Korporative, si:  Miratimi i Raportit të Auditorit për Pasqyrat financiare të audituara për vitin 2020, miratimi i raportit vjetor 2020, performanca e menaxhmentit të KRU Prishtina dhe tema të ndryshme  që kanë të bëjnë me fushë veprimtarinë e ndërmarrjes, sfidat, caqet konkrete zhvillimore, arkëtimi dhe faturimi, bashkërendimi i  investimeve kapitale , etj.

Bordi i Përkohshëm i drejtorëve dhe përfaqësuesit e aksionarit u zotuan për mbështetje të vazhdueshme të ndërmarrjes, ndërsa kryeshefi ekzekutiv Xhafa prezantoi para tyre projektet kapitale të donatorëve për vitin 2020-2021 dhe njëkohësisht  falënderoi Aksionarin për dhënien e mbështetjes kompanisë më të madhe të ujit në Republikën e Kosovës.

Ai u zotua se, vazhdimisht do të shtoj përpjekjet e tij dhe stafit për tejkalimin e pengesave dhe vështirësive që mund të hasin përgjatë detyrave të tyre të punës, gjithnjë për një performancë më të mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)