29 Mars 2024

Mbahet Testi i parë për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave

Prishtinë, 31 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) fillon punën në terren për Testin e parë për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. Testi do të mbahet gjatë muajit qershor 2021.

Qëllimi kryesor i këtij testi është te testohen dy aktivitete/instrumente të rëndësishme për Regjistrimin e Popullsisë: implementimi i hartave digjitale në tablet dhe kodifikimi elektronik i NACE, ISCED dhe ICSO.

Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, konsiderohet me prioritet të lartë në agjendën shtetërore të Kosovës. Regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë i paraprin realizimi i testimit paraprak të proceseve organizative dhe zbatuese.

Trajnimet me regjistrues për Testin 1 janë kryer nga data 17-21 maj 2021, derisa listimi në terren është kryer nga data 24-28 maj 2021. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)