18 Gusht 2022

Mbahet takimi lancues për Programin e Reformave në Ekonomi 2023 - 2025

Prishtinë, 15 korrik - Ministri Murati kryesoi sot takimin lancues për Programin e Reformave në Ekonomi 2023-2025.

Ky program, si pjesë e dialogut në mes të Bashkimit Evropian e Republikës së Kosovës, paraqet nivelin më të lartë të angazhimit të BE-së në çështjet socio-ekonomike për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, që përfshinë tranzicionin e gjelbër dhe dixhitalizimin.

Në këtë linjë, zbatimi i reformave të identifikuara në PRE është kyç në arritjen e kritereve të anëtarësimit të Kosovës në BE, përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes, krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe rritjen e gjithëpërfshirjes sociale.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Murati ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të vazhdohen përpjekjet e filluara në vitin 2021 për formalizim dhe aktivitet të shtuar ekonomik.

Prandaj, edhe dizajnimi i reformave strukturore të mirë-targetuara është kyç për të siguruar këtë vazhdimësi e për të tejkaluar sfidat e fundit ekonomike me të cilat mbarë bota po ballafaqohet si rezultat i luftës në Ukrainë.

Në këtë linjë, Ambasadori Szunyog u shpreh se përgjatë viteve të fundit cilësia e PRE-së së dorëzuar nga Kosova ka shënuar përmirësim të dukshëm, andaj edhe falënderoi autoritetet përkatëse për përkushtimin e tyre në këtë proces.  

Zbatimi i suksesshëm i reformave të parapara në PRE reflektojnë mbi rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, andaj Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në implementimin e plotë të konkluzioneve të perbashkëta që dalin nga ky proces.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)