20 Maj 2022

Masat kundër Covid 19, kosto shtesë financiare për të gjithë qytetarët

Prishtinë, 24 janar - Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar ka njoftuar se ka ndjekur me shqetësim vendimin e marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës “Për masa të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, i cili ka hyrë në fuqi më 22 Janar 2022.

Në këtë vendim, ndër të tjera, përfshihen masat e reja mbi hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Kosova, duke vendosur kusht certifikatën e vaksinimit me tre doza kundër COVID-19 ose certifikatën e vaksinimit me dy doza kundër COVID-19 bashkë me testin RT-PCR negative jo më herët se 48 orë para nisjes. Gjithashtu është vendosur kufizim orari për lejimin e aktivitetit të gjithë gastronomisë në Kosovë deri në orën 21:00.

Forumi konsideron se masat e vendosura për hyrjet dhe daljet e qytetarëve në Kosovë vështirësojnë dukshëm lirinë e lëvizjes, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve nuk mund ta marrin dozën e tretë duke qenë se nuk ka kaluar kohë mjaftueshëm nga doza e dytë (6 muaj) dhe kryerja e testit të RT-PCR i ngarkon me një kosto shtesë financiare të gjithë qytetarët, sidomos ata që kanë hyrje-dalje të shpeshta me Republikën e Kosovës.

"Masa e marrë nga Qeveria, në kufizimin e orarit për lejimin e aktivitetit të gastronomisë deri në orën 21:00 nuk bënë gjë tjetë veçse rëndon akoma dhe më shumë këtë sektor si dhe ndikon në uljen e volumit të shitjeve duke cënuar rëndë të gjitha bizneset që operojnë me këtë sektor", thekson Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar.

Referuar Organizatës Botërorë të Tregtisë ku përcakton se, rimëkëmbja do të jetë më e shpejtë, nëse vendet i mbajnë tregjet e hapura, nuk vendosin barriera dhe veprojnë së bashku, faktit konkret ku vendet e mëdha të Evropës si Anglia, Franca, Spanja tashmë po i lehtësojnë masat kufizuese në vendet e tyre si dhe rekomandimit të fundit të Organizatë Botërore të Shëndetësisë ku shprehet qartë se ndalimet ndërkombëtare të udhëtimit duhet të lehtësohen ose të hiqen krejtësisht, ky vendim i Qeverisë së Kosovës, në këto kohë, nuk sjell gjë tjetër veçse pengon lirinë e lëvizjes dhe tregtisë së lirë.

"Duke shprehur mirëkuptimin tonë mbi gjendjen epidemiologjike i bëjmë thirrje qeverisë së Republikës së Kosovës të rishqyrtojnë këtë vendim duke mos penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në rajonin tonë si dhe duke mos dëmtuar akoma dhe më shumë sektorin e gastronomisë", deklaron në fund Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 maj 2022

- Mbahet Kuvendi i  IX zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Deçan! (Hotel BanaSplit në Deçan, ora 10:00)

- Federata e pingpongut në bashkëpunim me komitetin e gjyqtarëve do të organizojë seminarin për gjyqtar dhe testimin teorik për licencim dhe rilicencim për vitin 2022. (Salla e konferencave të Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 10:30)

- Komuna e Prishtinës po fillon edicionin më të ri në Kryeqytet të ashtuquajturin “Festivali i Pranverës” me moto mobiliteti. (Bulevardi "Xhorxh Bush", ora 12:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mban Kuvendin Zgjedhore. (Hotel Astoria, ora 12:00)