19 Prill 2024

Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2022-2024

Prishtinë, 23 korrik - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në takimin ndërministror për lansimin e Programit për Reforma në Ekonomi 2022-2024.

Në këtë takim kanë marrë pjesë, Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, koordinatori Nacional i PRE-së, Riccardo Serri, zëvendës-shef i Zyrës së Bashkimit Evropian, si dhe ministrat e MINT, MMPHI, MBPZHR, MASHT dhe MSH, Guvernatori i BQK-së si dhe përfaqësues të ZKM-së.

Bazuar në konkluzionet e përbashkëta në kuadër të Dialogut Ekonomik dhe Financiar në mes të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, Kosova përveç reformave të tjera inkurajohet të përmirësojë llogaridhënien dhe performancën e ndërmarrjeve publike.

Ministrja Rizvanolli ka thënë që në këtë drejtim, ME-ja është duke planifikuar ofrimin e të dhënave financiare të ndërmarrjeve publike në baza tremujore, me qëllim të vlerësimit të rrezikut fiskal dhe kreditor të ndërmarrjeve publike, si dhe hartimin e Projektligjit për Ndërmarrjet Publike dhe procedimin për miratim në Qeveri deri në muajin dhjetor 2021.

Po ashtu, në bazë të dokumentit vlerësues të Komisionit Evropian (prill 2021), një nga sektorët kyç në kuptim të sfidave strukturore, përveç të tjerave, është edhe shfrytëzimi i potencialit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe kursimeve të energjisë, dhe hapja e plotë e tregut të energjisë.

Ministrja Rizvanolli ka thënë që ME ka planifikuar disa veprime në drejtim të adresimit të sfidave në sektorin e energjisë, të cilat përfshijnë: rishikimin e legjislacionit të sektorit të energjisë, hartimin e Strategjisë së energjisë së Kosovës, rritjen e stimujve për efiçiencën e energjisë në sektorët rezidencial dhe privat, si dhe koncept dokumentin për adresimin e skemave të reja konkurruese për burimet e ripërtrishme në prodhimin e energjisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)