28 Mars 2024

Lansohet platforma e punësimit për të rinj “superpuna”

Prishtinë, 6 shkurt - Fuqizimi i të rinjve në tregun e punës është prioritet kyç i Qeverisë sonë, e kjo sot u konkretizua me lansimin e platformës së punësimit për të rinj “superpuna”.

Në ngjarjen lansuese, me prezencë të Kabinetit Qeveritar, partnerëve ndërkombëtarë, përfaqësuesve të bizneseve e të rinjve, Kryeministri Kurti u shpreh se “duke u ofruar të rinjve mundësinë për të fituar përvojë të vlefshme pune dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre, ne po ndërtojmë një fuqi punëtore të aftë, e cila do të rrisë ekonominë e vendit.”

Zhvillimi i platformës “superpuna" është bërë me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane. Përfaqësues i Ambasadës Zvicerane në Kosovë, z. Christophe Favre, shprehu gatishmërinë e Qeverisë Zvicerane që edhe më tej të përkrah MFPT-në në fusha me interes të veçantë për zhvillimin e vendit tonë.

Ministri Murati, në anën e tij, tha “premtimi ynë ishte që secilin i ri të ketë punën e parë të garantuar dhe të mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ky premtim sot po realizohet”.

Qëllimi i “superpuna” është ndërmjetësimi i të rinjve punëkërkues 18-25 vjeç me punëdhënës potencial. Punëdhënësit mund të jenë nga sektori privat, publik dhe sektori jo-qeveritar.

Përmes “superpuna”, çdo punëdhënës mund të angazhojë deri në 30% të stafit të tyre ekzistues. Pra, nëse një biznes ka 10 të punësuar, përmes “superpuna” mund të angazhojë edhe 3 punëtorë të rinj.

Pas ndërmjetësimit të suksesshëm në mes të punëdhënësve dhe punëkërkuesve, Qeveria bën subvencionimin e pagës prej 264 euro në muaj, për 6 muaj me radhë. Çdo punëdhënës ka të drejtë që të shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në hartimin dhe zbatimin e politikave që kanë për synim zhvillimin profesional dhe punësimin, me theks të veçantë fuqizimin e të rinjve në tregun e punës.

Vëmendje: bizneset të cilat regjistrohen në platformën “superpuna” do të marrin email-in konfirmues në email adresën të cilën e kanë të deklaruar në ARBK. Andaj, udhëzoheni që fillimisht të kontrolloni nëse email adresa juaj në ARBK është e saktë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)