25 Prill 2024

Kuvendi Komunal i Mitrovicës miratoi Buxhetin Komunal për vitin 2022

Mitrovicë, 16 shkurt - Nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, nënkryetarit, Arian Tahiri, drejtorëve komunal dhe asamblistëve, sot është mbajtur seanca e 5-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht kryesuesja Broja propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast asamblistët e Kuvendit unanimisht aprovuan këtë rend dite.

Në vazhdim është bërë betimi i anëtares së re të Kuvendit të Komunës znj. Nafije Rexha.

Më pas u miratuan këto pika; Draft- buxheti për vitin 2022 dhe parashikimet për vitet 2023-2024 dhe Propozim- vendimi për bartjen e pjesës së parë të të hyrave vetanake nga viti 2021 në buxhetin e vitit 2022.

Gjithashtu në këtë mbledhje ka kaluar për diskutim edhe Raporti nga tubimi i kryetarit të komunës me publikun mbajtur më datë 29.12.2021.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)