29 Mars 2024

Kryeministri Kurti premton reforma për të përmirësuar mjedisin e biznesit

Prishtinë, 14 dhjetor - Kryeministri  Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë në Kosovë, me rastin e publikimit të dokumentit “White Book 2021”, ku adresohen një numër sfidash dhe jepen rekomandime për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë.

Si qeveri, tani pothuajse 9-muajshe, jemi të vetëdijshëm çfarë kemi trashëguar nga këto 20 vitet e fundit qeverisëse: investime të huaja direkte dhe eksport për kokë banori më të ulëta në rajonin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha Kryeministri Kurti.

Nga “Klima e Investimeve për Kosovë” të Departamentit të Shtetit Amerikan në vitin 2020, ai citoi : “Pengesa më e madhe në Kosovë për tërheqjen e investimeve është korrupsioni i përhapur në prokurimin publik”.

Nga vlerësimet e paraqitura në këtë ‘libër’ shihet qartë se si Qeveria jonë ka trashëguar një qeverisje jo të mirë. Nga shtatë (7) fushat e vlerësuara: Telekomunikimet, Bankimi, Sigurimi, Minierat, Nafta, Farmaceutika dhe Tatimet,  vlerësimi mesatar i përgjithshëm për 63% është se nuk ka progres, me ca progres 22%, dhe vetëm 15% me progres të konsiderueshëm. Andaj, kemi shumë punë për të bërë, e shumë sfida përpara, tha kryeministri.

Ndër pikat kryesore të forta përmes të cilave Kosova mund të bëhet shtet lider në rajon për tërheqjen e FDI, kryeministri veçoi reduktimin e zbrazëtirave të infrastrukturës dhe kapitalit njerëzor, rininë tonë, koston konkurruese të punës, normat e ulëta të taksave, nivelet e larta të qasjes në internet, pozita qendrore gjeografike në mes të Evropës perëndimore, Lindjes së afërt dhe Afrikës veriore, dhe lehtësinë e të bërit biznes,.

Si Qeveri e re jemi në proces të shumë reformave për të përmirësuar dukshëm mjedisin e biznesit, theksoi kryeministri Kurti.

Jemi duke punuar në mënyrë aktive për të reformuar klimën e të bërit biznes, për t’u siguruar që korrupsioni nuk do të jetë më i lidhur me autoritetet publike, për t’u siguruar që ligji është i qartë dhe i drejtë për të gjithë dhe që nuk ka asnjë favorizim e padrejtësi në fushën e lojës, shtoi ai.

Ndërsa për rekomandimet e ofruara nga “Libri i Bardhë”, kryeministri tha se do të shqyrtohen me kujdes dhe se shpreson të zhvillohet dialog i mirëfilltë publiko-privat, ashtu që sfidat që i kemi përpara t’i tejkalojmë sa më shpejtë dhe sa më lehtë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)