29 Mars 2024

Kriza në Rusi dyfishon numrin e personave dhe kompanive që kanë falimentuar

Moskë, 8 korrik - Në bazë të dhënat të Fedresurs, gjatë gjysmës së patë të vitit 2021, numri i falimentimeve të qytetarëve dhe bizneseve në Rusi është rritur me 2.1 herë.

Në dyfishimin e rasteve të falimentimit ka ndikuar kriza ekonomike në Rusi, e cila gjatë vitit të fundit është thelluar edhe më shumë si pasoj e pandemisë së Covid-19.

Në periudhën janar-qershor, gjykatat ruse kanë shpallur falimentimin e 88 mijë rasteve individuale, ndërsa edhe 4 mijë raste tjera janë shpallur si të falimentuar sipas procedurave të reja e që kryhen jashtë sistemit gjyqësorë, që tani së fundi ka filluar të zbatohet në Rusi.

Bazuar në numrin e banorëve të Rusisë, për 100 mijë banorë ka 252 raste të falimentimit, deri sa ky numër një vit më parë ishte 149 falimentime.

Kërkesat për të shpallur falimentimin ishin më të mëdha sesa numri i atyre që kanë falimentuar, pasi që një pjesë e konsideruar e kërkesave ishin refuzuar nga gjykata dhe agjencioni që vlerëson falimentimin e individëve dhe bizneseve edhe pse janë në obligime dhe nuk kanë mundësi ti shlyejnë borxhet e akumuluara.

Në Rusi gjatë pandemisë së Covid-19, vërehet një rritje e borxhit të popullsisë edhe përkundër rënies së vlerës së të ardhurave reale si dhe humbjes së vendeve të punës. Kjo pritet të ndikoj në rritjen e kredive të këqija e që me pastaj do të qoj në rritjen e falimentimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)