30 Shtator 2022

Kosova vend me potencial të madh për investitorët

Berlin, 29 prill - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përgjatë tri ditëve të konferencës "ISOA 2022", të mbajtur në Gjermani, përveç diskutimeve për situatën e sigurisë në rajon dhe botë, ka prezantuar në panele e në takime të ndara potencialin dhe mundësitë ekonomike që ofron Republika e Kosovës për investime të kompanive të ndryshme, sidomos në industrinë e mbrojtjes.

Gjithashtu, Ministri Mehaj ka theksuar se përgatitjet për themelimin e Agjencisë së Mbrojtjes është në funksion të këtyre investimeve, duke krijuar një komunikim të lehtë ndërmjet investitorëve dhe vendit.

Më tej, ai ka shtuar se lehtësira të tjera krijojnë edhe pozita e rëndësishme gjeografike e strategjike, infrastruktura rrugore dhe aeroporti ndërkombëtar modern që ofron qasje të lehtë në tregjet rajonale e botërore, taksa 0% në eksport etj.

Ministri Mehaj ka cekuar po ashtu dhe faktin e popullsisë së re që ka Republika e Kosovës, ku pothuajse 2/3 e popullsisë në Kosovë është në moshë pune.

 “Të gjitha këto dhe shumë të tjera, Republikën e Kosovës e bëjnë njërin prej vendeve më tërheqës për investitorët, në rajon dhe jo vetëm”, ka theksuar Ministri Mehaj, duke shtuar se zonat e lira ekonomike ofrojnë lokacion të favorshëm gjeografik, mjedis të favorshëm biznesi, kosto më të ulëta operative, infrastrukturë të gatshme për shfrytëzim dhe dhënie me qira të lokaleve afariste.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30