27 Nëntor 2022

Konfirmohet pjesëmarrja e Kosovës në Osaka Expo 2025

Tokio, 28 shtator - Në vazhdën e takimeve zyrtare në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar edhe Guvernatorin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), Nobumitsu Hayashi.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar Hayashi për zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe i ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në Osaka Expo 2025.

Ai bashkë dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë shprehur interesim për programet e kredive të buta të JBIC dhe mundësitë e përfitimit nga ato për projekte zhvillimore të Kosovës.

Në anën tjetër, guvernatori Hayashi e ka njoftuar kryeministrin Kurti dhe delegacionin e tij në lidhje me programet e kredive të buta nga JBIC.

Pala japoneze ka shprehur gatishmërinë për të parë mundësitë e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)