28 Mars 2024

Komisioni i Granteve aprovon financimin lokal për periudhën 2023-2025

Prishtinë, 29 prill - Nën udhëheqjen e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati është përmbyllur sot takimi i Komisionit të Granteve, ku u diskutua dhe u aprovua financimi komunal për vitin 2023.

Ministri Murati u shpreh se drafti i përgatitur nga MFPT për financimin lokal për periudhën 2023- 2025 është i bazuar në legjislacionin për financat publike dhe aprovimi i këtij drafti do t’u mundësojë komunave dhe nivelit qendror zhvillimin e rregullt të procesit buxhetor.

Granti i Përgjithshëm për vitin 2023 u miratua me rritje prej 32 % që paraqet rritjen më të madhe ndonjëherë, e cila e shprehur në vlera nominale kap shumën prej 255.2 milionë euro. Kjo rritje e theksuar e vlerës së Grantit të Përgjithshëm vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes rekord të të hyrave në Buxhetin e Shtetit.

Rritje kishte edhe në fushën e arsimit ku u shtuan politika të reja si shtimi i numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta në 500, duke përmbushur kështu edhe një zotim tjetër të Qeverisë.

Po ashtu, në kuadër të këtyre politikave përfshihen edhe angazhimi i 59 konsulentëve të karrierës nëpër shkollat e mesme të ulta në vend, si dhe shtimi i 30 profesionistëve të Teknologjisë Informative.

Në fushën e shëndetësisë politikat e reja përfshijnë shtimin e personelit shëndetësor prej 299 profesionistësh në shëndetësinë primare, vizitat për gra shtatzëna e fëmijë, si dhe vizitat për persona në kujdes paliativ, apo persona që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën.

Në total, buxheti komunal për vitin 2023 është rritur për 86.1 milionë euro më shumë krahasuar me vitin paraprak.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në qëllimin e saj për ngritjen e mirëqenies sociale, si dhe e vlerëson lartë bashkëpunimin me nivelin komunal që t’u gjendemi sa më afër qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)