18 Prill 2024

KES voton për komisionet profesionale

Prishtinë, 25 janar - Këshillit Ekonomiko Social (KES) mbajti sot takimine radhës nën kryesimin e kryetarittë Bashkimit i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

KES në përbërjen e plotë njëzëri votoi për komisionet profesionale si Komisionin për Legjislacion; Komisionin për Punësim dhe Aftësim Profesional; Komisionin për Paga, Çmime dhe Pensione; Komisionin për Financa, Ekonomi dhe Privatizim; dhe Komisionin për Mbrojtjen Shëndetësore, të Ambientit dhe të Sigurisë në Punë për të Punësuarit.

Komisionet u ngarkuan me detyra dhe përgjegjësi në pajtim me ligjin dhe rregulloren për punën e Këshillit Ekonomiko-Social.

Partnerët socialë, përfaqësuesit e organizatavetë punëdhënësve, të punëmarrëseve dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës Partnerët socialë, anëtarë të KES-it autorizuan Komisionin Profesional për Paga, Çmime dhe Pensione që të vazhdojë diskutimin lidhur me rritjene pagës minimale.

Po ashtu, KES ngarkoi Komisionin Profesional për Legjislacion që të punojë lidhur me negocimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive dhe për çështjet të tjera në kompetencë të punës së këtij këshilli.

Në takimin e sotëm KES formoi edhe një komision adhoc i cili do të bëjë një plan pune dhe brenda muajit do të bie propozimin e pagës minimale për miratim.

Anëtarët e KES-it u pajtuan që të vazhdojë puna dhe diskutimi lidhur me pagën minimale dhe marrëveshjen e përgjithshme kolektive, çështje që janë të një rëndësie të veçantë në të mirëtë ngritjes së mirëqenies së të punësuarve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)