28 Mars 2024

KES i gatshëm për të nxitur dialogun social në të mirë të gjitha palëve

Prishtinë 22 dhjetor - Këshilli Ekonomiko Social (KES) i kryesuar nga Atdhe Hykolli, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka mbajtur takimin e radhës.

Në takim ishin të gjithë partnerët socialë, të përfaqësuar nga organizatat e punëdhënësve, e punëmarrëseve dhe nga përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Partnerët socialë u dakorduan që qysh në fillim të vitit të vazhdohet diskutimi për Pagën Minimale, për negocimin e Kontratës së Përgjithshme Kolektive, si dhe për çështjet të tjera në kompetencë të punës së këtij këshilli, e deri atëherë të përgatiten materialet e duhura për tu përmbyllur çështjet me rëndësi në të mirë të ngritjes së mirëqenies së të punësuarëve.

Partnerët socialë, shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe nxitur dialogun social në të mirë të gjitha palëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)