18 Gusht 2022

Kërkohet tërheqja e investimeve të huaja në vendin tonë

Prishtinë, 1 gusht – Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur në takimin e parë Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në interes të biznesit vendor. 

Kryetari Rafuna u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin e deritanishëm me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe mirëpriti mundësitë për të thelluar këtë bashkëpunim.

Gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat dhe nevojat e biznesit në Republikën e Kosovës si dhe promovimin e mundësive për tërheqje të investimeve të huaja në vendin tonë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, u pajtuan që të kenë takime të rregullta me bizneset e dy odave për identifikimin e çështjeve me të cilat përballet sektori privat në Kosovë, avokim të përbashkët për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë, si dhe tejkalimin e barrierave në tregtimin përtej kufijve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)