19 Prill 2024

Kërkohet funksionalizimi i dialogut social

Prishtinë, 11 tetor - Tash së voni diskutimet për pagën minimale janë kthyer prapë në vëmendje. Paraqitja e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në Kongesin zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe premtimi i tij i sërishëm se do ta ngris pagën minimale, riktheu këtë çështje në diskutimin publik. Kreu i ekzekutivit përsëriti qëndrimin e qeverisë së tij që paga minimale do të jetë 250 euro. Ndërkohë që kryetari i sapozgjedhur i BSPK-së insistoi që paga minimale të bëhet 300 euro.

Ndonëse rritja e pagës minimale është diskutuar shumë shpesh, edhe për shkak se ka pasur shpesh zgjedhje, paga minimale nuk është ndryshuar asnjëherë që kur është caktuar për herë të parë në vitin 2011. 

Ligji i punës obligon qeverinë që ta përcaktojë pagën minimale në fund të çdo viti, sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social (KES). Ky Këshill kryesohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), e cila ka për detyrë t’i përcjellë propozimet e këtij Këshilli për miratim në Qeveri. Takimi i fundit i këtij Këshilli është mbajtur më 18 nëntor të vitit 2020. 

Caktimi i nivelit të pagës minimale nuk mund të jetë çështje dëshire, as nga qeveria dhe as nga sindikatat. Paga minimale është rezultat i dialogut social. Ky dialog në Kosovë sipas ligjit ndodh përbrenda Këshillit Ekonomik Social i cili nuk është funksional praktikisht që nga viti i kaluar. 

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” fton Qeverinë e Republikës së Kosovës ta funksionalizojë urgjentisht këtë Këshill, ku duhet të zhvillohet dialogu social lidhur me pagën minimale. Ligji përcakton qartë edhe kriteret që duhen marrë për bazë, kur përllogaritet paga minimale. 

Zhvillimet socio-ekonomike të kohëve të fundit, veçanërisht ato të ndërlidhura me pandeminë, e bëjnë dialogun social edhe më të rëndësishëm e të domosdoshëm. Por edhe përcaktimin e nivelit të ri të pagës minimale bazuar në këto zhvillime. Në mënyrë që tregu i punës të jetë më i rregulluar. E punësimi të shndërrohet në mjet mirëqenieje për punëtorët. Kosovës i duhet punësim. Por po aq i duhet punë dinjitoze dhe e sigurt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)